Tahiri nuk do të garojë për deputet, thotë se kishte për qëllim të ndërtonte Spitalin e Leukemisë

16.01.2021

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në Parlamentin e Kosovës. Ai tha se ka qenë duke kontaktuar me një parti politike, por sipas tij, nuk arriti që të reflektojë aty ku rinia dëshironte që të jetë deputet. “Kam dashur që […]

Tahiri nuk do të garojë për deputet, thotë se kishte për qëllim të ndërtonte Spitalin e Leukemisë Foto: Ilustrim

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në Parlamentin e Kosovës.

Ai tha se ka qenë duke kontaktuar me një parti politike, por sipas tij, nuk arriti që të reflektojë aty ku rinia dëshironte që të jetë deputet.

“Kam dashur që të jem në kuvend, me shpresën se do të realizojmē një ditë atê andêrr të qytetarêve ( SPITALIN KUNDËR LEUKEMISË) sepse më shumë ndoshta nuk kam pasur mundesi në këto rrethana!

Nuk reflektuan aty ku rinia kërkonte që të jam DEPUTET,  edhe pse kishim kontakte, dhe tani po qëndrojjë jashtë kuvendit si shërbetorë i qytetarit pa ndryshuar asnjëherë”, ka shkruar Labi.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Të dashur njerëz!

Edhe kësaj radhe nuk u bë që të jam në parlament!!

Ne po vazhdojmë të punojmë e të kryejmë punë edhe jashtë kuvendit,kêrkesa dhe shêrbime që i do qytetari, atehere dhe nē çdo kohē kur kanë nevojë.

Kam dashur që të jem në kuvend, me shpresën se do të realizojmē një ditë atê andêrr të qytetarêve ( SPITALIN KUNDËR LEUKEMISË) sepse më shumë ndoshta nuk kam pasur mundesi në këto rrethana!

Nuk reflektuan aty ku rinia kërkonte që të jam DEPUTET,  edhe pse kishim kontakte, dhe tani po qëndrojë jashtë kuvendit si shërbetorë i qytetarit pa ndryshuar asnjeherë.

Një ditë do të jem aty përsêri nëse i duhet qytetarit njeri i pa korruptuar dhe i drejtë për çdo vështërsi të tij.

Në çdo padrejtesi do ta ngris zanin dhe do jem pa interes ne çdo rrethanë për ju dhe vendin.