QKMK paralajmëron bllokadë rrugore afër kufirit Kosovë–Serbi, apelon mërgimtarët të përdorin rrugë alternative
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (QKMK) ka njoftuar qytetarët se, bazuar në burime të hapura dhe raportime nga mediat online, më 24 dhjetor 2025 është paralajmëruar një bllokadë e rrugës në territorin e Serbisë.
Foto: Ilustrim
Sipas njoftimit, bllokada pritet të ndodhë në segmentin rrugor në fshatin Kastrat të Kurshumlisë (SRB), dhe do të zgjasë nga ora 11:50 deri në ora 15:50, si pasojë e protestës së paralajmëruar nga banorët lokalë.
QKMK u bën thirrje të gjithë udhëtarëve që të planifikojnë me kujdes lëvizjet e tyre dhe të shfrytëzojnë rrugë alternative, me qëllim të evitimit të pengesave dhe vonesave në qarkullim.
Për çdo informatë shtesë apo përditësim lidhur me gjendjen në pikat kufitare dhe rrugët tranzite, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në numrat: +383 45 198 000, +383 45 198 606 dhe numrin pa pagesë 0800 50095.
Autoritetet rekomandojnë kujdes të shtuar dhe informim të vazhdueshëm gjatë udhëtimit.