Pritje deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë – Gjendja në pikat kufitare sipas QKMK-së
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka publikuar të dhënat e fundit mbi fluksin në pikat e kalimit kufitar, të përditësuara më 5 gusht 2026 në orën 14:20.
Foto: Ilustrim
Sipas të dhënave zyrtare, fluksi më i madh i automjeteve vërehet në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku për të hyrë në Kosovë qytetarët po presin 40 minuta me një kolona që arrin deri në 600 metra. Në daljes nga kjo pikë, pritjet janë rreth 15 minuta dhe kolona është 100 metra.
Pritje dhe kolona janë regjistruar edhe në pikat e tjera kufitare:
Merdarë: Dalja nga Kosova shoqërohet me pritje prej 30 deri në 40 minutash, me gjithë se nuk raportohet për kolona të gjata me metra.
Jarinje: Në dalje nga Kosova pritjet janë 15 deri në 20 minuta, ku kolona e automjeteve arrin në 200 metra. Në hyrje pritjet janë 5-10 minuta.
Hani i Elezit: Pritjet janë rreth 10 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje, me nga 100 metra kolonë në të dyja anët.
Për sa u përket mjeteve transportuese (kamionëve), në të gjitha pikat kufitare qarkullimi zhvillohet pa vonesa të theksuara, me kohë pritjeje standarde prej 3 deri në 5 minuta dhe pa kolona.
Në pikat e tjera kufitare si Bërnjak, Glloboçicë, Kullë, Muçibabë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq dhe Vërmicë, situata është plotësisht e qetë dhe pritjet në hyrje e dalje nuk i kalojnë 3-5 minuta.
