Fluksi në pikat kufitare: Pritje deri në 60 minuta në Merdarë për të dalë nga Kosova

24.08.2026

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në pikat e kalimit kufitar të Kosovës. Sipas raportimit të fundit, pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova po regjistrohen në pikat kufitare në Merdarë, Dheu i Bardhë dhe Jarinje.

Gjendja në pikë-kalimet kufitare:​Merdarë: Qytetarët që dalin nga Kosova përballen me pritje nga 50 deri në 60 minuta, me një kolonë automjetesh që arrin deri në 300 metra. Hyrja zhvillohet pa vonesa të theksuara (5-10 minuta).​

Dheu i Bardhë: Në dalje raportohen pritje deri në 50 minuta dhe një kolonë prej 200 metrash. Në hyrje pritja është rreth 5 minuta.

​Jarinje: Kjo pikë regjistron pritje 10-15 minuta në dalje me një kolonë prej 70 metrash.​

Pikat e tjera: Në të gjitha pikë-kalimet e tjera si Vërmicë, Hani i Elezit, Bërnjak, Kulla, Qafë e Morinës dhe Mutivodë, qarkullimi zhvillohet i qetë me pritje minimale prej 1 deri në 5 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje.​

Sa i përket transportit të mallrave (kamionëve), situata është plotësisht e qetë në të gjitha pikat kufitare, ku kohëpritjet për hyrje dhe dalje nuk kalojnë 3 deri në 5 minuta.