Qarkullim i rrjedhshëm në të gjitha hyrje-daljet, pritje deri në 30 minuta në Mutivodë
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (të përditësuara më 23 gusht 2026), situata në shumicën e pikave të kalimit kufitar paraqitet e qetë dhe pa vonesa të theksuara.
Foto: Ilustrim
Detajet kryesore nga pikat kufitare:Mutivodë: Në dalje të kësaj pike kufitare regjistrohen pritjet më të gjata për automjete, të cilat shkojnë deri në 30 minuta.
Dheu i Bardhë: Përveç një kohëpritjeje prej 10 minutash në dalje për automjete, vërehet edhe një kolonë prej 100 metrash.
Merdarë: Pritjet për dalje arrijnë nga 10 deri në 15 minuta, ndërsa në hyrje nga 5 deri në 10 minuta.Pikat e tjera (Vërmicë, Jarinje, Hani i Elezit, Qafë e Prushit, etj.): Qarkullimi zhvillohet pa pengesa, me pritje minimale nga 1 deri në 5 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje, pa prani të kolonave.
Kamionët: Në të gjitha pikat kufitare, kohëpritja për kamionë mbetet minimale, nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të krijuara.
