Qeveria ndanë miliona euro për paga shtesë për Doganën, ATK-në, AUV-in dhe Shërbimin Korrektues

15.03.2021

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka ndarë mjete financiare për pagesën shtesë në pagë për disa institucione në kuadër të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike nga pandemia COVID-19. Sipas njoftimit, këto mjete janë ndarë për Shërbimin Korrektues të Kosovës, Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës. […]

Qeveria ndanë miliona euro për paga shtesë për Doganën, ATK-në, AUV-in dhe Shërbimin Korrektues Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka ndarë mjete financiare për pagesën shtesë në pagë për disa institucione në kuadër të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike nga pandemia COVID-19.

Sipas njoftimit, këto mjete janë ndarë për Shërbimin Korrektues të Kosovës, Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.

“Qeveria ka ndarë mjete financiare për pagesën e shtesës në pagë për Shërbimin Korrektues të Kosovës, Doganat e Kosovës, ATK-në, dhe AUV-në, për shkak të angazhimit të shtuar gjatë pandemisë COVID-19, si dhe plotësim ndryshimin e vendimeve të Qeverisë që kanë të bëjnë me mjetet nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, janë ndarë 8 milionë euro për Ministrinë e Ekonomisë për subvencionimin e tarifës për Burime të Ripërtëritshme të Energjisë.

“Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit ju ndanë 8 milionë euro, për subvencionimin e tarifës për Burime të Ripërtëritshme të Energjisë”, thuhet tutje në njoftim.

Në këtë takim, Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë për ndarjen e 40 mijë eurove për mbështetjen e punëtorëve.

“Qeveria ka aprovuar kërkesën e Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 40,000 euro për mbështetje financiare për punonjësit e saj”, përfundon njoftimi.