ATK mundëson shkarkimin e gjendjes tatimore online

06.11.2026

Ish-kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Ermira Bytyçi, ka bërë të ditur se Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka realizuar një kërkesë që ajo thotë se e kishte adresuar më herët, e që lidhet me lehtësimin e procedurave për bizneset dhe kontabilistët.

Përmes një njoftimi, Bytyçi ka bërë të ditur se tashmë në platformën elektronike EDI mund të shkarkohet drejtpërdrejt Gjendja e Përgjithshme e Tatimpaguesit.

Ajo e ka vlerësuar këtë ndryshim si një lehtësim për bizneset dhe kontabilistët, pasi sipas saj, kursen kohë dhe redukton procedurat administrative.

Bytyçi ka theksuar se ky është një hap pozitiv drejt digjitalizimit të shërbimeve dhe përmirësimit të komunikimit të institucioneve me bizneset.