Qeveria mban mbledhje elektronike, merr 3 vendime

19.11.2024

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike në të cilën ka marrë disa vendime të rëndësishme.

Një nga vendimet kryesore ka të bëjë me ndryshimet dhe plotësimet e bëra në vendimin për emërimin e Komisionit Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë për Barazi Gjinore.

Një tjetër vendim i rëndësishëm është ndarja e mjeteve buxhetore për Komunën e Kamenicës. Këto fonde do të shërbejnë për të financuar një vizitë në Belfast, ku përfaqësues të komunës do të kenë mundësi të njohin më afër sistemin e arsimit të përbashkët ndërmjet komuniteteve dhe të shkëmbejnë përvoja me kolegët e tyre

Një tjetër vendim i rëndësishëm ka qenë aprovimi i kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme për transfer dhe rialokim të mjeteve buxhetore deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativish të total të kategorive të shpenzimeve për vitin 2024.