Qeveria e Kosovës miraton pakon e re mbështetëse: Nga 100 euro për katër kategori të ndryshme

22.05.2026

Qeveria e Kosovës ka miratuar një pako të re mbështetëse financiare, e cila synon t’u vijë në ndihmë qytetarëve përmes një ndihme të njëhershme monetare.

Ky vendim vjen si një masë direkte nga ekzekutivi për të lehtësuar koston e jetesës për disa nga kategoritë më të ndjeshme dhe më aktive të shoqërisë në vend.​Sipas njoftimit zyrtar, nga kjo pako do të përfitojnë plot katër kategori të ndryshme shoqërore, të cilat do të marrin nga 100 euro.

Mbështetja financiare përfshin të gjithë pensionistët dhe fëmijët, ndërsa një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe sektorit privat, ku do të ndihmohen të gjithë punonjësit e sektorit jo-publik.

Po ashtu, pjesë e kësaj pakoje janë edhe të gjithë studentët aktivë në vend.​Përfituesit pritet t’i pranojnë këto mjete në mënyrë të njëhershme.

Ndërkohë, ministritë përkatëse pritet të publikojnë së shpejti detajet e plota lidhur me modalitetet e pagesës, afatet si dhe procedurat apo platformat ku qytetarët do të mund të aplikojnë për të tërhequr këto fonde.