Qeveria ndan 2 milionë euro për fluturimet që lidhin mërgatën me Kosovën

26.05.2026

Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 2 milionë euro për mbështetjen e linjave të fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën kosovare.

Qeveria ndan 2 milionë euro për fluturimet që lidhin mërgatën me Kosovën Foto: Ilustrim

Vendimi është marrë në mbledhjen elektronike të mbajtur sot, në kuadër të Masës 4.5 “Mbështetja e Mërgatës” të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.Përveç mbështetjes për fluturimet, Qeveria ka ndarë mjete edhe për përfaqësimin e Kosovës në gara ndërkombëtare shkencore.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës do të përfitojë 8 mijë euro për pjesëmarrjen në Olimpiadën e 67-të të Matematikës 2026 në Shangai të Kinës.Ndërkaq, organizata “Kosova Global Talent Center” është mbështetur me mbi 70 mijë euro për pjesëmarrjen e 26 nxënësve në finalen e NEO Science Olympiad në New York të SHBA-së.

Po ashtu, Shoqata e Kimistëve të Kosovës do të përfitojë 3 mijë e 500 euro për pjesëmarrje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë 2026 në Tashkent të Uzbekistanit.Në këtë mbledhje elektronike, Qeveria ka aprovuar edhe listën e anëtarëve potencialë të Komisionit të Pranimit për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More