Meta dënohet me 25 miliardë dollarë për mashtrimin e përdoruesve rreth privatësisë
Gjiganti teknologjik Meta është urdhëruar nga një gjykatë në shtetin amerikan të Nju Meksikos të paguajë 25 miliardë dollarë, pas një vendimi që lidhet me shkeljet e privatësisë dhe keqinformimin e përdoruesve të Facebook-ut.
Sipas vendimit, kompania ka mashtruar përdoruesit lidhur me mënyrën e trajtimit të të dhënave personale dhe sigurinë e platformës. Rasti lidhet me shqetësimet për mbrojtjen e privatësisë dhe përgjegjësinë e kompanive të mëdha teknologjike për informacionet që u ofrojnë përdoruesve.
Vendimi përbën një goditje të rëndë financiare për kompaninë që zotëron Facebook-un, Instagram-in dhe WhatsApp-in.Megjithatë, Meta ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin, duke e çuar çështjen drejt një beteje të mëtejshme ligjore.
Rasti pritet të ketë rëndësi të madhe për debatin mbi privatësinë digjitale dhe përgjegjësinë e platformave sociale ndaj përdoruesve të tyre.
