Prokuroria e Speciales përfundon rastin për ish-krerët e UÇK-së në prill 2025

para 24 dite

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Ekaterina Trendafilova, ka njoftuar se Prokuroria e Speciales planifikon të përfundojë rastin kundër ish-krerëve të UÇK-së deri në prill të vitit të ardhshëm.

Prokuroria e Speciales përfundon rastin për ish-krerët e UÇK-së në prill 2025

Në një konferencë online me gazetarë, Trendafilova theksoi se Prokuroria ka ngritur 10 akuza për secilin të akuzuar, duke përfshirë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ajo shton se viktimat e këtyre krimeve janë nga etni të ndryshme, duke përfshirë shqiptarë, serbë, romë dhe egjiptianë.

“Data është jo më vonë se prilli i vitit të ardhshëm. Kemi dhjetë akuza për secilin të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. 153 viktima të përkatësive të ndryshme etnike, shqiptarë, serbë, romë, egjiptianë. Prandaj kemi etni të ndryshme të njerëzve,” tha Trendafilova.

Ajo theksoi se procesi i zgjedhjes së dëshmitarëve është i rreptë dhe se vetëm ata që plotësojnë kriteret e përcaktuara mund të marrin pjesë në proces. “Dua të sqaroj të gjithëve që janë të interesuar, nuk duhet të mendoni se gjyqtarët po u japin të gjithëve statusin pjesëmarrës, u japin statusin e viktimave të supozuara, dhe kemi kritere të ashpra që duhet të përmbushen në mënyrë që dikush të jetë në gjendje të marrë pjesë në procedura si dëshmitar,” shtoi ajo.

LEXO EDHE:  Akuza për shpenzime të tepruara dhe mungesë angazhimi për Swisscoy në Kosovë

Trendafilova gjithashtu përjashtoi mundësinë e ndikimit të faktorëve politikë, siç është zgjedhja e presidentit të ri të SHBA-së, në procesin e gjyqësor. Sipas saj, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë janë një institucion i pavarur dhe politikisht neutral.

Etiketat