Presidentja Osmani: Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës

17.01.2024

Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën, ka takuar ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin dhe komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bekim Jashari. Ajo e ka uruar ministrin Maqedonci dhe gjenerallejtënant Jasharin për angazhimin e institucioneve të mbrojtjes në misionin e tyre të shenjtë. Po ashtu, Osmani mes tjerash ka shkruar se ushtria e Kosovës po fuqizohet çdo […]

Presidentja Osmani: Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës Foto: Ilustrim

Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën, ka takuar ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin dhe komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bekim Jashari.

Ajo e ka uruar ministrin Maqedonci dhe gjenerallejtënant Jasharin për angazhimin e institucioneve të mbrojtjes në misionin e tyre të shenjtë.

Po ashtu, Osmani mes tjerash ka shkruar se ushtria e Kosovës po fuqizohet çdo ditë si partnere e besueshme e ushtrive aleate në NATO.

“Ushtria e Kosovës po fuqizohet dita-ditës, si partnere e besueshme e ushtrive aleate në NATO.  Sot përgëzova Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari për angazhimin e institucioneve tona të mbrojtjes në misionin e shenjtë që kanë”, ka shkruar Osmani në Facebook.