Për një muaj Komuna e Suharekës shpenzoi mbi 3000 euro në karburant për vetura

05.11.2022

Në shpenzimet e periudhës tetor 2022 , sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojnë edhe shpenzimet për karburant për vetura. Në bazë të raportit të publikuar në uebfaqen e Komunës së Suharekës figuron që në muajin tetor të këtij viti Komuna e Suharekës ka shpenzuar 3.467,24 euro, raporton SuharekaOnline. […]

Për një muaj Komuna e Suharekës shpenzoi mbi 3000 euro në karburant për vetura Foto: Ilustrim

Në shpenzimet e periudhës tetor 2022 , sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojnë edhe shpenzimet për karburant për vetura.

Në bazë të raportit të publikuar në uebfaqen e Komunës së Suharekës figuron që në muajin tetor të këtij viti Komuna e Suharekës ka shpenzuar 3.467,24 euro, raporton SuharekaOnline.

Duke u bazuar në këtë raport rezulton se gjatë muajit tetor të këtij viti shpenzime më të mëdha për karburant për vetura janë bërë nga Shërbimet e Kujdesit Primar Shëndetësor, ku janë shpenzuar 3.316,24 euro.

Njësia BuxhetoreKarburant për vetura, tetor 2022
Administrata150.38€
Shërbimet e Kujdesit Primar Shëndetësor3.316.86€