Pensionisët dhe amviset më të interesuar për vaksinim ndaj COVID-19

22.08.2021

Mbi 708 mijë ka arritur numri i vaksinave të administruara deri më tani në Kosovë, ku sipas raporteve ditore të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet e ditur se ditëve të fundit ka interesim më të madh të qytetarëve për vaksinim kundër COVID-19. Por cila shtresë e shoqërisë është e interesuar më shumë të imunizohet nga COVID-19. […]

Mbi 708 mijë ka arritur numri i vaksinave të administruara deri më tani në Kosovë, ku sipas raporteve ditore të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet e ditur se ditëve të fundit ka interesim më të madh të qytetarëve për vaksinim kundër COVID-19.

Por cila shtresë e shoqërisë është e interesuar më shumë të imunizohet nga COVID-19.

Në bazë të dhënave zyrtare nga MSH figuron numri i atyre që kanë marrë vaksinën është më i madh te grupmoshat e pensionuara.

Pas kësaj kategorie renditen qytetarët që si profesion kanë deklaruar amvisërinë, studentët, të papunësuarit, ekonomistët, punëtorët e thjeshtë, infermierët, policët dhe juristët.

Ndërsa për nga mosha, numri më i madh qytetarëve që janë imunizuar i përkasin moshës 41-60 vjet, pastaj 61-80 vjet, 21-40 vjet.

Sa i përket qyteteve për nga numri i imunizimeve e para renditet Prishtina, Prizreni, Gjakova, Ferizaj, Peja, Gjilani, Podujeva, Mitrovica, Vushtrria dhe Suhareka.