Pavarësisht numrit të vogël, zjarrfikësit e Suharekës shembull i përkushtimit në detyrë

  • 05.08.2021
Pavarësisht numrit të vogël, zjarrfikësit e Suharekës shembull i përkushtimit në detyrë

Janë ekipa që i bie ndërmend çdo njërit në rast të ndonjë fatëkeqësie, aksidenti, zjarri apo raste të tjera urgjente, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre ja kanë arritur të menaxhojnë çdo situatë.

Krahas temperaturave ekstreme të ditëve të fundit ata punuan mbi vatra të zjarrit, ishin afër secilit qytetarë që kishte nevojë.

Bëhet fjalë për ekipën e zjarrfikësve të Komunës së Suharekës të cilët krahas vështirësive të përditshme dhe stafit jo të plotë brenda pak minutave janë në vendin e ngjarjes duke treguar kështu përkushtim dhe vullnet në punë.


Edhe pse me një vlerë të madhe për qytetarët e komunës sonë, zjarrëfikësit e qytetit çdo ditë përballen me probleme të shumta. Ndër to është edhe numri i vogël i tyre që për 88,140 banorë sa numron Komuna e Suharekës do duhej të kishte 59 zjarrfikës e në fakt për momentin janë vetëm 13 të tillë, që në kalkulim rezulton që për 6780 banorë ka 1 zjarrëfikës që është në kundërshtim me ligjin i cili thotë se duhet të jetë 1 zjarrëfikës për 1500 banorë.

Nga qeverisja lokale ishte kërkuar që të shtohet numri i zjarrfikësve në Suharekë, pasi aktualisht është numër shumë i vogël, ku si komunë qëndrojmë shumë keq, madje më keq se shumë komuna tjera në vend.

Kërkesa për rritjen e numrit të tyre është parë edhe më domosdoshme gjatë ditëve të fundit ku Suhareka është përballur vazhdimisht me zjarre. Megjithatë, përkushtimi i tyre nuk ka munguar pavarësisht numrit të vogël dhe mungesës së pajisjeve të punës.

Zjarrfikësit e komunës gjithashtu kanë mungesë edhe të pajisjeve të përbashkëta si psh. shkallët hidraulike ose platforma për shpëtimin e njerëzve në lartësi.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë