Pas termetit në Shqipëri, Mehaj: FSK është e gatshme për ndihmë

16.01.2023

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka telefonuar homologun e tij, Niko Peleshi pas goditjes së Shqipërisë nga një tërmet prej 4.7 ballë të shkallës së Rihterit. Mehaj në një postim në Facebook, ka shkruar se homologut të tij Peleshi i ka shprehur gatishmërinë e plotë dhe të menjëhershme për mbështetje në reagim me […]

Pas termetit në Shqipëri, Mehaj: FSK është e gatshme për ndihmë Foto: Ilustrim

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka telefonuar homologun e tij, Niko Peleshi pas goditjes së Shqipërisë nga një tërmet prej 4.7 ballë të shkallës së Rihterit.

Mehaj në një postim në Facebook, ka shkruar se homologut të tij Peleshi i ka shprehur gatishmërinë e plotë dhe të menjëhershme për mbështetje në reagim me të gjitha kapacitetet specialistike operacionale të FSK-së.

“Përveç mirënjohjes vëllazërore, Ministri Peleshi më gëzoi me informacionin se aktualisht gjendja është nën menaxhim dhe kontroll të  strukturave të Mbrojtjes Civile të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkisë së Klosit. Së bashku me Ministrin Peleshi  do të jemi në komunikim intenziv, si gjithmonë, për monitorim të situatës në vazhdim”, ka shkruar Mehaj.

Mehaj shtoi se “në të mirë e në vështirësi jemi bashkë si gjithmonë”.

Njoftimi i plotë:

Pas tërmetit të sontëm në Republikën e Shqipërisë, kam kontaktuar menjëherë Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.

Nga autoriteti im zyrtar dhe përgjegjësia vëllazërore, i shpreha gatishmërinë e plotë dhe të menjëhershme për mbështetje në reagim me të gjitha kapacitetet tona specialistike operacionale të FSK-së.

Përveç mirënjohjes vëllazërore, Ministri Peleshi më gëzoi me informacionin se aktualisht gjendja është nën menaxhim dhe kontroll të strukturave të Mbrojtjes Civile të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkisë së Klosit.

Së bashku me Ministrin Peleshi do të jemi në komunikim intenziv, si gjithmonë, për monitorim të situatës në vazhdim.

Në të mirë e në vështirësi jemi bashkë si gjithmonë!