Shqipëria mbi 9.4 milionë vizitorë të huaj në 8 muaj, rritje prej 5.3%

20.09.2026

Shqipëria ka pritur mbi 9.4 milionë vizitorë të huaj gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026, duke shënuar rritje prej 5.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Shqipëria mbi 9.4 milionë vizitorë të huaj në 8 muaj, rritje prej 5.3% Foto: Ilustrim

Vetëm gjatë muajit gusht, vendi është vizituar nga mbi 2.4 milionë turistë të huaj.Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka thënë se këto shifra konfirmojnë konsolidimin e Shqipërisë si destinacion konkurrues në turizmin ndërkombëtar.

Sipas tij, fokusi tashmë është që kjo rritje të shoqërohet me zhvillim të qëndrueshëm përmes investimeve cilësore, ekonomisë së eventeve, rijetëzimit të trashëgimisë kulturore dhe zgjerimit të ofertës turistike gjatë gjithë vitit. Ministri ka theksuar se synimi është që turizmi të sjellë më shumë punësim, forcim të ekonomive lokale dhe mirëqenie për familjet shqiptare. 🇦🇱

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More