Nga java tjetër qytetarët do të mund të zgjedhin vaksinën që do ta marrin

09.07.2021

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se nga java e ardhshme qytetarët do të mund të zgjedhin vaksinën që do ta marrin kundër COVID-19. Po ashtu kjo ministri përmes një komunikate ka inkurajuar qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19. ” Duke qenë që stoku aktual me vaksina kundër COVID-19 është i qëndrueshëm, Komiteti për imunizim […]

Nga java tjetër qytetarët do të mund të zgjedhin vaksinën që do ta marrin Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se nga java e ardhshme qytetarët do të mund të zgjedhin vaksinën që do ta marrin kundër COVID-19.

Po ashtu kjo ministri përmes një komunikate ka inkurajuar qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19.

” Duke qenë që stoku aktual me vaksina kundër COVID-19 është i qëndrueshëm, Komiteti për imunizim kundër COVID-19 vendosi që duke filluar nga java e ardhshme qytetarëve t’u ofrohet mundësia që të përcaktohen për llojin e vaksinës që do ta marrin (në konsultim me mjekun e ekipit të vaksinimit), për aq kohë sa ekziston kjo mundësi”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Ndryshe në Kosovë ka filluar edhe procesi i vaksinimit të personave mbi moshën 40-vjeçare.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë inkurajon qytetarët e vendit që të aplikojnë për marrje të vaksinës kundër COVID-19.

Duke qenë që stoku aktual me vaksina kundër COVID-19 është i qëndrueshëm, Komiteti për imunizim kundër COVID-19 vendosi që duke filluar nga java e ardhshme qytetarëve t’u ofrohet mundësia që të përcaktohen për llojin e vaksinës që do ta marrin (në konsultim me mjekun e ekipit të vaksinimit), për aq kohë sa ekziston kjo mundësi.

Qytetarëve u bëhet thirrje që t’i qasen platformës eKosova për caktim të termineve për vaksinim kundër COVID-19.

Kategoritë të cilat mund ta caktojnë termine për vaksinim janë si në vijim:

– Qytetarët e moshës mbi 40 vjeç.
– Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe (me dëshmi mjekësore);
– Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës; Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK); pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë; pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës; zjarrfikësit;
– Qytetarët të cilëve u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).
– Zyrtarët publikë;
– Zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit;
– Agjencia Shtetërore e Navigimit Ajror;
– Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”;
– Zyrtarët doganorë;
– Gazetarët;
– Gastronomia-dëshmi kontrata e punës.

Ministria tërheq vërejtjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket.

Vëmendje:

Të gjithë ata qytetar të cilët kanë aplikuar për marrje të vaksinës nga data 29.03.2021 – 15.06.2021 dhe nuk janë kontaktuar, njoftohen se mund ta caktojnë terminin për vaksinim në platformën e-Kosova përmes llogarive të krijuara më parë.