MSh: S`ekziston asnjë provë se vaksinat shkaktojnë probleme me fertilitetin

05.10.2021

Prandaj, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër COVID-19. “Të nderuar qytetarë, sipas CDC, nuk ekziston asnjë provë se vaksinat kundër COVID-19 shkaktojnë probleme të fertilitetit te gratë ose burrat. Prandaj, caktoni terminin në https://ekosova.rks-gov.net“, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e […]

MSh: S`ekziston asnjë provë se vaksinat shkaktojnë probleme me fertilitetin Foto: Ilustrim

Prandaj, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër COVID-19.

“Të nderuar qytetarë, sipas CDC, nuk ekziston asnjë provë se vaksinat kundër COVID-19 shkaktojnë probleme të fertilitetit te gratë ose burrat. Prandaj, caktoni terminin në https://ekosova.rks-gov.net“, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 38 raste pozitive dhe dy të vdekjes nga COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.777 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.388.583 doza të vaksinës. Deri më sot 573.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.