MPB lançon faqen Paviza.eu – udhëzues i ri për qytetarët që udhëtojnë drejt zonës Schengen

05.11.2025

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar për lansimin e faqes së re zyrtare Paviza.eu, e cila synon t’i informojë qytetarët e Kosovës dhe të vendeve tjera të rajonit për rregullat e udhëtimit në zonën Schengen.

MPB lançon faqen Paviza.eu – udhëzues i ri për qytetarët që udhëtojnë drejt zonës Schengen Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të MPB-së, kjo faqe përmban të gjitha informatat e nevojshme dhe veglat ndihmëse për planifikimin e udhëtimit në Bashkimin Evropian në përputhje me rregulloret e reja.

“Informatat dhe veglat janë të ndara në faqe të veçanta për qasje të lehtë dhe të kuptueshme për çdo udhëtar,” thuhet në njoftim.

Në faqen Paviza.eu, qytetarët mund të informohen për:

  • Udhëzime të thjeshta për udhëtim: Përfshihen informacionet kryesore për vizita deri në 90 ditë për qëllime turizmi, familjare apo biznesi. Po ashtu, janë shpjeguar edhe detajet për sistemin e ri të regjistrimit të hyrjeve dhe daljeve (Entry/Exit System – EES).
  • Listë kontrolli për udhëtarë: Një përmbledhje e dokumenteve të domosdoshme për udhëtim në zonën Schengen.
  • Kalkulatori i qëndrimit: Një mjet praktik që ndihmon qytetarët të llogarisin ditët e lejuara të qëndrimit në vendet e BE-së.

Ministria ka ftuar qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë në zonën Schengen të vizitojnë faqen www.paviza.eu për të marrë informacionet më të fundit dhe për të shmangur problemet gjatë udhëtimit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More