BE kërkon heqjen graduale të kontrolleve kufitare brenda zonës Schengen

03.06.2026

Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen graduale të kontrolleve kufitare të vendosura nga disa shtete anëtare brenda zonës Schengen, duke vlerësuar se masat afatgjata nuk janë zgjidhja më efektive për sfidat e sigurisë dhe migrimit.

BE kërkon heqjen graduale të kontrolleve kufitare brenda zonës Schengen Foto: Ilustrim

Sipas Komisionit, kontrollet e zgjatura në kufijtë e brendshëm, përfshirë ato të vendosura nga Gjermania që nga shtatori i vitit 2024, nuk janë arsyetuar mjaftueshëm dhe duhet të zëvendësohen me masa më efikase si kontrollet selektive policore, identifikimi biometrik dhe përdorimi i teknologjive moderne për monitorim.

Brukseli thekson se shtetet anëtare kanë të drejtë të rikthejnë përkohësisht kontrollet kufitare në raste të kërcënimeve serioze për sigurinë, por këto masa duhet të mbeten të kufizuara në kohë.

Komisioni Evropian vëren gjithashtu se numri i kërkesave për azil dhe kalimeve të parregullta kufitare në Bashkimin Evropian ka shënuar rënie të vazhdueshme.

Aktualisht, përveç Gjermanisë, kontrolle kufitare brenda Evropës kanë rivendosur edhe Holanda, Austria, Danimarka, Franca, Italia, Norvegjia, Sllovenia dhe Suedia. Komisioni Evropian u ka bërë thirrje këtyre vendeve të punojnë drejt rikthimit të lëvizjes së lirë, një nga parimet themelore të hapësirës Schengen.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More