Raporti i BE-së për liberalizimin e vizave, çka tha për Kosovën?

23.12.2025

Komisioni Evropian ka vlerësuar se Kosova ka vazhduar t’i përmbushë obligimet që nga hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave, por ka kërkuar që autoritetet të intensifikojnë përpjekjet për informimin e qytetarëve, në mënyrë që lëvizja pa viza të mos keqpërdoret për kërkesa të pabazuara për azil në vendet e Bashkimit Evropian.

Raporti i BE-së për liberalizimin e vizave, çka tha për Kosovën? Foto: Ilustrim

Në raportin vjetor për liberalizimin e vizave për të gjitha shtetet, Bashkimi Evropian shpreh shqetësim për vazhdimin e keqpërdorimit të këtij procesi për qëllime azili. Në disa raste, përfshirë Kosovën, është shënuar edhe rritje e numrit të kërkesave për azil. Raporti bazohet në të dhënat e plota për vitin 2024.

Sipas Komisionit Evropian, gjatë vitit 2024 janë regjistruar mbi 6.700 kërkesa për azil nga shtetasit e Kosovës. Edhe pse kjo shifër mbetet më e ulët krahasuar me kërkesat e paraqitura nga shtetasit e Shqipërisë, trendi për Kosovën është në rritje krahasuar me një vit më herët, ndërsa në Shqipëri është vërejtur rënie.

Komisioni Evropian thekson se parandalimi i paraqitjes së kërkesave të pabazuara për azil duhet të mbetet prioritet për të gjitha vendet që gëzojnë lëvizjen pa viza. Kjo vlen veçanërisht për Kosovën, por edhe për Shqipërinë, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

Në raport kërkohet që autoritetet e Kosovës të rrisin bashkëpunimin me vendet anëtare të BE-së për të adresuar më mirë problemin e kërkesave të pabazuara për azil. Po ashtu, Komisioni Evropian pranon se Kosova ka zhvilluar fushata të duhura ndërgjegjësuese, por nënvizon se këto duhet të vazhdojnë, në mënyrë që qytetarët të kuptojnë më qartë të drejtat dhe obligimet që rrjedhin nga liberalizimi i vizave.

Nga Kosova, ashtu si edhe nga vendet e tjera me regjim pa viza, kërkohet që të përafrojë edhe më tej regjimin e vizave me atë të BE-së. Kjo lidhet veçanërisht me hyrjen pa viza në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kalimin e mëvonshëm ilegal në territorin e BE-së – një dukuri që Bashkimi Evropian, sidomos në rastin e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, e konsideron si rrezik potencial për sigurinë e tij.

Komisioni Evropian ka kërkuar gjithashtu nga Kosova parandalimin e lëshimit të dokumenteve false të identitetit dhe udhëtimit, si dhe forcimin e kapaciteteve për zbulimin e dokumenteve të falsifikuara. Në këtë kontekst, kërkohet vazhdimi i bashkëpunimit me Interpolin për dokumentet e humbura dhe të vjedhura, si dhe zbatimi i plotë i ligjit të ri dhe Udhëzimit Administrativ për Kartat e Identitetit, me qëllim rritjen e sigurisë së dokumenteve.

Bashkimi Evropian rikujton se liberalizimi i vizave nuk nënkupton përfundimin e obligimeve për vendet përfituese, por se përmbushja e kërkesave dhe standardeve mbetet një proces i vazhdueshëm.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More