MPB-ja njofton si është gjendja në rrugët e Kosovës
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se shumica e rrugëve në Kosovës janë të kalueshme, ndërsa në disa rrugë nevojiten pajisjet dimërore për të kaluar. Pothuajse të gjitha magjistralet, përveç asaj Pejë-Kullë, përkatësisht Rozhajë-Kullë rruga është e bllokuar kamionë, ndërsa për vetura është kalueshme. Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, […]
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se shumica e rrugëve në Kosovës janë të kalueshme, ndërsa në disa rrugë nevojiten pajisjet dimërore për të kaluar.
Pothuajse të gjitha magjistralet, përveç asaj Pejë-Kullë, përkatësisht Rozhajë-Kullë rruga është e bllokuar kamionë, ndërsa për vetura është kalueshme.
Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë celsius.