Kufiri i Merdarës me fluks normal, pritje deri në 15 minuta

06.01.2026

Në pikën kufitare Merdare, gjatë daljes nga Kosova, po regjistrohen pritje të shkurtra për mërgimtarët. Sipas informacioneve të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), koha e pritjes në këtë pikë është rreth 15 minuta, çka tregon një rrjedhë të qëndrueshme dhe pa ngarkesa të mëdha në trafik.

Kufiri i Merdarës me fluks normal, pritje deri në 15 minuta Foto: Ilustrim

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, mërgimtarët po përballen me pritje deri në 30 minuta gjatë daljes nga Kosova, ndërsa në Merdarë koha e pritjes është rreth 15 minuta.

Në pikat e tjera kufitare nuk ka raportime për kolona apo vonesa të theksuara, ndërkohë që edhe hyrja në Kosovë po zhvillohet normalisht dhe pa pritje.

Autoritetet u rekomandojnë qytetarëve dhe mërgimtarëve që të përcjellin vazhdimisht informacionet mbi gjendjen në kufi dhe, kur është e mundur, të zgjedhin pikat me fluks më të ulët për të evituar vonesat.

Foto: KosovaPress

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More