Reshjet e shiut shtyjnë ndeshjet e sotme në Turnirin “Sadik Ramadanaj” në Sopijë

01.07.2026

Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe reshjeve të vazhdueshme të shiut, organizatorët e Turnirit tradicional “Sadik Ramadanaj” në Sopinë kanë njoftuar se ndeshjet e planifikuara për sot, më 1 korrik, janë shtyrë.

Sipas njoftimit zyrtar, të gjitha takimet e parapara për ditën e sotme do të zhvillohen nesër, ndërsa sot nuk do të ketë ndeshje.

“Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe reshjeve të shiut, ndeshjet e planifikuara për sot shtyhen për nesër. Pra, sot më 1 korrik nuk ka ndeshje”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.