Moti sot, vranët dhe me diell
07.09.2022
Instituti Hidrometerologjik i Kosoves (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira. Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se vranësira do të ketë kryesisht në relievin malor. Indeksi UV do të jetë i lartë kryesisht në orët e mesditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet […]
Instituti Hidrometerologjik i Kosoves (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se vranësira do të ketë kryesisht në relievin malor.
Indeksi UV do të jetë i lartë kryesisht në orët e mesditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga drejtimi i verilindjes.