Moti sot kryesisht i vranët dhe me intervale kohore me diell

08.10.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se gjatë fundjavës mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale kohore me diell. Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet  […]

Moti sot kryesisht i vranët dhe me intervale kohore me diell Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se gjatë fundjavës mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Po ashtu, nga IHMK-ja kanë njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet  19-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4 m/s.

“Lagështia relative mesatare ditore parashihet ti shënoj vlerat rreth normales, (50-75%), ndërsa sa i përket presionit atmosferik, vlerat e saj mbeten mbi normalen (1013mb)”, thuhet në njoftim.