Ministrja Nagavci: Pres dhe kërkoj të mos ketë grevë as në sektorin e arsimit

31.08.2022

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot në një konferencë për media ka “lutur dhe ftuar” punëtorët e arsimit që mos të ketë grevë në sektorin e arsimit. Ajo, në një konferencë për media, ka thënë se i janë përgjigjur pozitivisht takimeve me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), duke shtuar se kanë […]

Ministrja Nagavci: Pres dhe kërkoj të mos ketë grevë as në sektorin e arsimit Foto: Ilustrim

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot në një konferencë për media ka “lutur dhe ftuar” punëtorët e arsimit që mos të ketë grevë në sektorin e arsimit.

Ajo, në një konferencë për media, ka thënë se i janë përgjigjur pozitivisht takimeve me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), duke shtuar se kanë punuar dhe janë duke punuar çdo herë për të plotësuar kërkesat dhe nevojat e mësimdhënësve.

“Nuk mund të rri pa  përmendur grevën e shpallur nga BSPK-ja, edhe pse kjo grevë është shpallur dhe është deklaruar për të gjithë shërbyesit civile, e njëjta nuk është duke u mbajtur në të gjitha institucionet shtetërore”.

“Unë pres dhe kërkoj të mos ketë grevë as në sektorin e arsimit, sidomos në sektorin e arsimit në çerdhe dhe shkolla. Gjatë mandatit tim janë përfshirë të gjitha kërkesat për sigurinë dhe mirëqenien e stafit arsimor. Iu kemi përgjigjur çdo kërkese të SBASHK-ut për takime, sa herë që ata kanë kërkuar”, deklaroi Nagavci.

Ajo pati edhe një lutje tjetër për punëtorët e arsimit.

“Ftoj dhe lus të gjithë punëtorët e arsimit që vendimet t’i marrin me kujdes dhe pa presion nga askush. Ju lus që ta analizoni me vëmendje gjithë legjislacionin, të drejtat dhe pushimin e këtyre të drejtave dhe obligimeve gjatë kohës së punës ose të grevës. Jam e bindur që këtë mund ta bëni vetë të pa ndikuar”, u shpreh ministrja

“E kam thënë edhe në vitin 2019, kur sistemi i arsimit ishte në greva për tri javë, mësuesit në shumicën e tyre nuk është se e duan grevën. Kam punuar dhe vetë me ditar në dorë dhe e di situatën e pakëndshme e  tensionet e ngarkesën emocioanle që krijohet në shkolla në kohë greve”, tha ajo.

“Andaj si MASHT kemi tejkaluar edhe kërkesat e sindikatës për ligjin për pagat. Ne kemi një pozicionim më të mirë se ajo që ka kërkuar SBASHK-u , por edhe me të cilën kreysia e SBASHK-ut ishte pajtuar me qeverinë e kaluar”, deklaroi Nagavci.