Ministria e Shëndetësisë e konfirmon se situata me COVID-19 në Kosovë mbetet e pasigurtë

29.10.2021

Po ashtu, nga MSh-ja kanë theksuar se mesatarja aktuale 7-ditore e rasteve të reja është 15,42 raste/ditë, që është e njëjtë me periudhën e mëparshme 7-ditore. Tutje, nga kjo ministri theksuan se vaksinimi është mënyra më e mirë për të ndihmuar në parandalimin e COVID-19, veçanërisht formave të rënda të sëmundjes dhe vdekjes. Njoftimi i […]

Ministria e Shëndetësisë e konfirmon se situata me COVID-19 në Kosovë mbetet e pasigurtë Foto: Ilustrim

Po ashtu, nga MSh-ja kanë theksuar se mesatarja aktuale 7-ditore e rasteve të reja është 15,42 raste/ditë, që është e njëjtë me periudhën e mëparshme 7-ditore.

Tutje, nga kjo ministri theksuan se vaksinimi është mënyra më e mirë për të ndihmuar në parandalimin e COVID-19, veçanërisht formave të rënda të sëmundjes dhe vdekjes.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Rastet e COVID-19 vazhdojnë të jenë në trend të njejtë, dhe teksa përballemi me variantin shumë ngjitës Delta të SARS-COV 2 (Covid-19), situata epidemiologjike në Kosovë mbetet e pasigurtë.

Mesatarja aktuale 7-ditore e rasteve të reja është 15,42 raste/ditë, që është e njejtë me periudhën e mëparshme 7-ditore.

Vaksinimi është mënyra më e mirë për të ndihmuar në parandalimin e COVID-19, veçanërisht formave të rënda të sëmundjes dhe vdekjes.

TË GJITHË duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor!