MI: Të gjitha rrugët janë të kalueshme pas reshjeve të borës

18.12.2021

Ndonëse, reshjet e borës filluan pas natës së mbrëmshme në disa rajone, nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë thënë se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, shefi i Mirëmbajtjes së Rrugëve në MMPHI, Gëzim Osmani. Ai ka thënë se kompanitë e kontraktuara kanë […]

MI: Të gjitha rrugët janë të kalueshme pas reshjeve të borës

Ndonëse, reshjet e borës filluan pas natës së mbrëmshme në disa rajone, nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë thënë se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, shefi i Mirëmbajtjes së Rrugëve në MMPHI, Gëzim Osmani.

Ai ka thënë se kompanitë e kontraktuara kanë intervenuar pothuajse gjatë gjithë kohës me pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës.

“Sipas informatave nga tereni nga menaxheret e mirëmbajtjes gjendja e rrugëve është e mirë. Pas reshjeve të borës kompanitë e kontraktuara nga ana e MMPHI-së kanë intervenuar gjatë tërë kohës në pastrimin e rrugëve dhe hedhje kripe”, tha Osmani për Telegrafin.

Sipas tij edhe në viset malore rrugët janë të kalueshme, ndërkaq bëhet apel për ngasje të automjeteve me kujdes të shtuar.

“Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për komunikacion. Në viset malore rrugët janë të hapura, ngasja e automjeteve të jetë me kujdes të shtuar”, tha ai.

Etiketat