Mehaj: FSK-ja është e gatshme të reagojë në rast të emergjencës nga zjarret

23.07.2022

Ministri Mehaj përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), së bashku me agjencitë tjera shtetërore të sigurisë dhe emergjencave, janë në gatishmëri të plotë për të reaguar. “Në cilësi të Ministrit të Mbrojtjes, për shkak të valës së madhe të […]

Mehaj: FSK-ja është e gatshme të reagojë në rast të emergjencës nga zjarret Foto: Ilustrim

Ministri Mehaj përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), së bashku me agjencitë tjera shtetërore të sigurisë dhe emergjencave, janë në gatishmëri të plotë për të reaguar.

“Në cilësi të Ministrit të Mbrojtjes, për shkak të valës së madhe të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë, krahas gjithë Evropës, ju njoftoj se Ministria e Mbrojtjes nga autoritetit i saj, është në monitorim, analizë dhe vlerësim të situatës së krijuar”.

“Ministria e Mbrojtjes me FSK- në, në bashkëpunim me agjencitë tjera shtetërore të sigurisë dhe emergjencave, është në gatishmëri të plotë për të reaguar”, tha ai.

Po ashtu, Mehaj ka apeluar tek qytetarët për shtim të kujdesit në shpenzimin racional të ujit, si dhe të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura e të mos hedhin gjësende potenciale që mund të shkaktojnë zjarret.

Ai ka ftuar qytetarët që nëse vërejnë ndonjë ambuzim të mundshëm t’i denoncojnë në organet përgjegjëse keqbërësit dhe personat e pakujdesshëm.

“Gjithashtu, ju ftoj që nëse vëreni ndonjë abuzim të mundshëm të denonconi në organet përgjegjëse keqbërësit dhe personat e pakujdesshëm”.

“Kujdesi dhe vigjilenca nga ana juaj qytetarë të dashur është reagimi më efikas dhe më efektiv në situatën aktuale. Së bashku si gjithmonë tejkalojmë çdo sfidë!”, shkroi ministri Mehaj.