Mblidhet qeveria në detyrë, 14 pika në rend dite
Qeveria në detyrë do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës, e cila sipas njoftimit për media do të nisë në ora 12:00. Kabineti qeveritar pritet të diskutojë një agjendë të ngarkuar, pasi në rendin e ditës janë përfshirë gjithsej 14 pika.
Foto: Ilustrim
Sipas njoftimit, në këtë mbledhje ekzekutivi do të shqyrtojë disa propozim-vendime për shpronësime, që lidhen me projekte të ndryshme infrastrukturore dhe zhvillimore në vend.
Po ashtu, një nga çështjet kryesore të ditës pritet të jetë edhe propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore në kategorinë e shpenzimeve “paga dhe shtesa” për muajin nëntor 2025, i cili ka të bëjë me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Mbledhja pritet të sjellë vendime të rëndësishme në funksion të vazhdimit të proceseve qeverisëse, pavarësisht statusit të qeverisë në detyrë.
