Mbi 50 pjesëtarë u larguan nga FSK-ja gjatë vitit 2021

Forca e Sigurisë së Kosovës ka disa muaj që ka nisur procesin e rekrutimit për mbi 800 pjesëtarë të rinj, por gjatë kohës sa shumë të rinj kanë ëndërr të bashkohen me ushtrinë e re, disa të tjerë e kanë lënë atë.

Mbi 50 pjesëtarë u larguan nga FSK-ja gjatë vitit 2021

Luani (emër i njohur për redaksinë) ka treguar për Gazetën Online Reporteri.net, se ka lënë FSK-në pasi kishte aplikuar për vizë pune në Gjermani, ndërsa është ankuar se kushtet jo të mira dhe paga kanë qenë arsyeja pse ka lënë uniformën e ushtrisë.

“Paga është një prej arsyeve që unë kam vendosur të largohem, po ashtu edhe arsyet e tjera, gjysma e pagës na shkonte vetëm në udhëtim”, ka treguar Luani, i cili ka thënë se nga FSK-ja janë larguar edhe dy prej shokëve të tij të cilët gjithashtu tashmë kanë shkuar për të punuar në Gjermani.


Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur, se njëjtë si Luani, uniformën e FSK-së e kanë lënë mbi 50 pjesëtarë gjatë vitit 2021.

Në përgjigje ministria nuk ka treguar arsyet pse këta pjesëtarë janë larguar nga FSK-ja, ndërsa ka thënë se arsyet dihen vetëm për tre prej pjesëtarëve të komunitetit serb, të cilët janë larguar pas presioneve nga Serbia.

“Gjatë vitit 2021 e kanë lëshuar (janë demobilizuar) FSK-në 50 pjesëtarë. Kurse nga radhët e komunitetit serb 3 pjesëtarë e kanë lëshuar (janë demobilizuar) FSK-në. Këta persona për arsyet nga më të ndryshmet, sipas procedurave në fuqi kanë shkëputur kontratën e shërbimit me FSK-në.

Kjo dukuri nuk bën përjashtim as për ushtarët e komunitetit serb, por te kjo kategori duhet të theksojmë presionin e vazhdueshëm nga Serbia që pjesëtarët e këtij komuniteti të lëshojnë FSK-në”, thuhet në përgjigjen nga Ministria e Mbrojtjes për Reporteri.net.

Në anën tjetër ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se interesimi i qytetarëve është i madh për të shërbyer në Ushtrinë e Kosovës.

Ai gjatë raportimit që kishte bërë para dy muajve në Komisionin për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se shërbimi në FSK “është ëndërr e çdo qytetari të Kosovës”.

“Unë besoj se kjo është ëndërr e çdo qytetari të Kosovës, që ta kemi një ushtri të mirëfilltë dhe të jepet mundësia që çdo qytetar të shërbejë në Ushtrinë e Kosovës”, ka thënë Mehaj.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë