Lirohen nga pagesa-tarifa administrative operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve me autobus

18.08.2020

Ministria e Infrastrukturës sot informoi se ministri Arban Abrashi ka marrë vendim për t’i liruar nga pagesa-tarifa administrative operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve me autobus. Sipas ministrisë, ky vendim përfshinë periudhën 3 vjeçare, 2020-2023, që operatorët i liron nga pagesa e rendeve të udhëtimit, duke ua lehtësuar problemet financiare që u janë shkaktuar nga […]

Lirohen nga pagesa-tarifa administrative operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve me autobus

Ministria e Infrastrukturës sot informoi se ministri Arban Abrashi ka marrë vendim për t’i liruar nga pagesa-tarifa administrative operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve me autobus.

Sipas ministrisë, ky vendim përfshinë periudhën 3 vjeçare, 2020-2023, që operatorët i liron nga pagesa e rendeve të udhëtimit, duke ua lehtësuar problemet financiare që u janë shkaktuar nga pandemia.

Gjithashtu, siç informoi ministria përmes komunikatës, transportuesit janë liruar nga tarifa tjera administrative, si masa lehtësuese.

Ministri Abrashi tha se ky vendim ruan shumë vende pune që janë rrezikuar si rezultat i humbjeve të mëdha që kanë pasur këta operator nga pandemia. “Me këtë vendim po ruajmë shumë vende pune dhe po shpëtojmë bizneset nga falimentimi.

Bizneset do të vazhdojmë t’i mbështesim në këtë kohë që po përballen me probleme financiare”, tha Abrashi.

Etiketat