Kërkohet heqja e orës policore dhe bartja e maskës në ambiente të hapura

29.11.2021

Nën kryesimin e zëvendësministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, të shtunën është mbajtur një takim i Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19. Pas identifikimit të variantit të ri të koronavirusit, (B.1.1.529) fillimisht në Afrikë e pastaj edhe në disa shtete jashtë këtij kontinenti, MSH-ja ka bërë një thirrje për qytetarët e […]

Kërkohet heqja e orës policore dhe bartja e maskës në ambiente të hapura Foto: Ilustrim

Nën kryesimin e zëvendësministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, të shtunën është mbajtur një takim i Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19.

Pas identifikimit të variantit të ri të koronavirusit, (B.1.1.529) fillimisht në Afrikë e pastaj edhe në disa shtete jashtë këtij kontinenti, MSH-ja ka bërë një thirrje për qytetarët e Kosovës. Komiteti, në mënyrë specifike u ka bërë thirrje qytetarëve të moshës mbi 12 vjeçe që të vaksinohen pa humbur kohë kundër COVID-19

Ndërkaq, MSh-ja këtë javë pritet që pas rishqyrtimit të masave t’ia dërgojë Qeverisë së Kosovës, propozimet për masa të reja kundër COVID-19. Po ashtu, kanë theksuar se masat e reja anti-COVID do t’i përgjigjen situatës aktuale epidemiologjike dhe rreziqeve që mund të shfaqen.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi po shprehet kundër vendosjes së masave të reja të mundshme.

Ibrahimi është duke kërkuar që të bëhet largimi i orës policore si dhe largimi i obligimit të bartjes së maskës në ambiente të hapura.

I pari i AKK-së për Telegrafin ka thënë se nuk ka kuptim ora policore si dhe bartja e maskës në ambiente të hapura, kjo pasiqë duke marrë parasysh gjendjen e qetë epidemiologjike me COVID-19 në vendin tonë.

Po ashtu, ai ka thënë se asnjë shtet nuk e ka të obligueshme bartjen e maskës kur personi është duke ecur vetëm.

“Duke marrë parasysh situatën e qetë dhe stabile me COVID- 19 në Republikën e Kosovës, qëndrimi zyrtar i AKK-së dhe i deritanishëm është që masat siç janë kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe obligimi i bartjes së maskës për personat që lëvizin vetëm në ambiente te jashtme të largohen”, tha Sazan Ibrahimi.

Ndërkaq, ai ka shtuar se për shkak të vetëdijes së qytetarëve që janë vaksinuar me një përqindje të lartë kemi momentalisht numër minimal të të infektuarve me COVID-19 dhe nuk është për shkak të orës policore.

Ndryshe, është kërkuar nga qytetarët e vendit që t’i zbatojnë masat në fuqi, të vaksinohen, derisa nga institucionet përgjegjëse, si Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse, u kërkua që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës, në të gjitha degët e ekonomisë dhe veprimtaritë arsimore e institucionale.