Dita Botërore e Diabetit, Laboratori “RIOLAB” ofron analiza të sakta të nivelit të sheqerit në gjak

Mjekët këshillojnë kontrolle të vazhdueshme mjekësore çdo 6 muaj apo 1 vit në çfarëdo moshe të jeni, mirëpo pas kalimit të të 30-ave lind nevoja që t’i kushtoni më shumë rëndësi ushqimit, mirëqenies e si rrjedhojë shëndetit të përgjithshëm.

Rekomandohet që testet e gjakut të kryhen për qëllime parandaluese një herë në vit derisa para moshës 50, pas kësaj, çdo gjashtë muaj. Çrregullime të ndryshme metabolike dhe të tjera që ndodhin në trup mund të zbulohen në testet e gjakut.

Gjithkush ka enzimat e veta specifike, proteina ose molekula të tjera organike. Ndërsa sistemi i gjakut kalon nëpër të gjitha organet, siguron ushqim për qelizat dhe eliminon produktet e panevojshme dhe të dëmshme të metabolizmit, çdo ndryshim në një organ do të pasqyrohet në qarkullimin e gjakut me ndryshimin në përqendrimin e enzimeve, proteinave , elektroliteve, etj. 

  1. Analiza të nivelit të sheqerit në gjak:
    Pas kalimit të kësaj moshe, metabolizmi ngadalësohet dhe pankreasi i cili sekreton insulinë mund të mos funksionojë siç duhet. Nëse keni histori familjare me nivel të lartë sheqeri apo diabeti atëherë mos i injoroni kontrollet mjesësore pas kësaj moshe.
  2. Glikemia
    Vitet e fundit diabeti është bërë një nga sëmundjet më të frikshme, me tendencë të lartë për të prekur edhe moshat e reja. Shenjat e diabetit: etje, urinim i shtuar, uri e tepruar, rënie e pashpjegueshme në peshë, tharje e gojës etj. Glikemia (sheqeri në gjak), nëse është mbi 11,1 mmol/l. Glikemia esëll nëse vlera e sheqerit në gjak të paktën 8 orë pas ngërnies është mbi 7 mmol/l, ndërkohë që, vlerat normale janë nga 3,5 deri më 6,4.
  3. HbA1c
    Ky test mat sasinë e hemoglobinës që lidhet me glukozën. Bëhet fjalë për A1c, një nga format e hemoglobinës. Sa më i lartë niveli i glukozës (sheqerit) në gjak, aq më i lartë është edhe niveli i HbA1c. Meqë jetëgjatësia e eritrocitit është 120 ditë, ky test na jep informacion për nivelet e sheqerit në gjak për 2-3 muajt e fundit. Pra, është një test i rëndësishëm për të ndjekur ecurinë e pacientëve diabetikë, por së bashku edhe me ekzaminime të tjera edhe për të diagnostikuar diabetin Mellit.

Diabeti është një sëmundje kronike dhe shfaqet kur pankreasi nuk prodhon insulinë ose prodhon një sasi të pakët insuline. Insulina, pra ky hormon që prodhohet nga pankreasi, lejon glukozën të hyjë në qelizat e trupit, duke na dhënë energjinë e nevojshme për të punuar, dhe për të jetuar normalisht, pra është vitale për jetën. Niveli normal i glicemisë esëll ne gjak është 70-110 mg/dl dhe dy orë pas ngarkesës me glukozë 140 mg/dl.

Përqindja e personave të prekur nga diabetit mellitus (apo diabeti i sheqerit) po rritet në të gjithë botën. Ekzistojnë disa tipe të diabetit, por më të shpeshtë janë:

  • Diabeti tip 1 (ose insulino-vartës)
  • Diabeti tip 2
  • Diabeti gestacional ( i shtatzanisë).

Mbi 90 % të rasteve të pacientëve të prekur nga  diabeti mellitus janë pacientë me diabet tip 2. Pjesa tjetër vuajnë nga diabeti tip 1, diabeti i shtatzënisë dhe forma të tjera të diabetit.

Sa duhet të jetë niveli i glicemisë që  një person të kategorizohet se vuan nga diabeti mellitus?

Kriteret diagnostike që një pacient të ketë diabet janë:

  • Glicemia esëll ≥ 126 mg/dl
  • Glicemia 2 orë pas provës së ngarkesës me glukozë ≥ 200 mg/dl
  • Një glicemi rasti ≥ 200 mg/dl e shoqëruar me shenja të diabetit
  • Hemoglobina e glukozuar ≥ 6.5 % (analiza që tregon mesataren e glicemisë në gjak për tre muajt e fundit)

Ёshtë e rëndësishme të theksohet se personat me diabet mund të mos kenë shenja klinike dhe për këtë arsye është e këshillueshme të kryhet kontrolli i glicemisë (sheqerit) në gjak.

Cilat janë simptomat e diabetit ?

Simptomat më të zakonshme të diabetit janë:

  • etje e shtuar,
  • urinim i shpeshtë, sidomos gjatë natës
  • tharje e gojës,
  • humbje e pashpjegueshme në peshë,
  • infeksione të përsëritura
  • lodhje

Nëse vlerat e glicemisë kanë qenë të larta për një kohë të gjatë, personat me diabet mund të shfaqin edhe dobësi trupore,  dhimbje barku, të vjella etj.

Ekzistenca e këtyre simptomave nuk do të thotë domosdoshmërisht që ju jeni me diabet, porn ë raste teë tilla ju duhet të kontaktoni menjëherë mjekun specialist endokrinolog per tu konsultuar mbi rastin tuaj. Konsultimi në kohe me mjekun specialist ju ndihmon të paraprini komplikacione të mëtejshme dhe ç’ka është më e rëndësishmja ju ndihmon të jetoni një jetë të shëndetshme.

Cilët persona duhet të testohen për diabet?

Kontroli i nivelit të glicemisë rekomandohet tek të gjithë të rriturit. Personat me faktor rreziku  për diabet janë:

  • Të  rriturit me mbipeshë trupore dhe obezë
  • Personat që bëjnë jetë sedentare
  • Personat që kanë të afërm me diabet, pra kanë histori familjare
  • Femrat që kanë lindur fëmijë mbi 4 kg, ose kanë patur në shtatzanitë e mëparshme diabet shtatzanie
  • Personat që vuajne nga HTA (Hipertension arterial)
  • Personat që vuajnë nga semundje të zemrës
  • Personat që janë diagnostikuar më parë me pre diabet
  • Femrat me mikrokiste në vezore
  • Personat që trajtohen me medikamente që rrisin nivelin e glicemisë në gjak

Mjekët, në konsultat që kryejnë me pacientët e diagnostikuar me diabetin mellitus tip 2, qoftë edhe tek ata që diagnostikohen për herë të pare, vlerësojnë nëse ka komplikacione akute ose kronike nga diabeti. Ёshtë shumë e rëndësishme të vlerësohen edhe komplikacionet kronike të diabetit, kjo për faktin se diabeti mund të ketë filluar shumë kohë më parë, edhe pse është diagnostikuar në një moment të mëvonshëm. Ka shumë raste të pacientëve me diabet të cilët në momentin e diagnostikimit kanë edhe komplikacione kronike, madje mund të diagnostikohen me diabet nga komplikacionet e tij.

Pse është  i rëndësishëm diagnostikimi i hershëm i personave me diabet?

Në momentin e diagnostikimit të diabetit:

  • 50 % e personave kanë edhe sëmundje të zemrës
  • 20 % kanë retinopati diabetike (dëmtime të syve)
  • 8-10 % kanë nefropati (dëmtime të veshkave) apo neuropati(dëmtime të nervave)

Pra, mosdiagnostikimi dhe mostrajtimi në kohë i diabetit mund të çojë në dëmtimin e organeve dhe për këtë arsye është e rëndësishme të diagnostikoheni sa më shpejt të jetë e mundur, dhe kjo arrihet vetëm duke kryer kontrolle të rregullta (check-up).

Referuar të dhënave të IDF (International Diabetes Federation) 425 milionë të rritur (të grupmoshës 20-79 vjeç) janë të prekur nga diabeti; shifër e cila pritet të arrijë në 629 milionë deri në vitin 2045.

Një në 12 persona ka diabet. Pra, rreth 46 % e njerëzve në botë, që kanë diabet, janë ende të padiagnostikuar.

Numri më i madh i pacientëve që vuajnë nga diabeti i përket grupmoshës 40-59 vjeç.

Për informata më të detajuara rreth procedurave të testimit:
Adresa: Laboratori “RIOLAB” Rr. Luigj Gurakuqi në Suharekë
Tel. 044 400 707
Facebook: Laboratori “RIOLAB”
Instagram: laboratori__riolab

*Artikull i sponzorizuar

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.