MASh hap thirrjet për pesë skema të bursave studentore

10 orë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka hapur thirrjet për pesë skema të bursave studentore për vitin akademik 2026/2027, me qëllim të mbështetjes financiare të studentëve dhe nxitjes së zhvillimit akademik.

Përmes këtyre skemave, studentët e kualifikuar mund të përfitojnë bursa nga 1,000 euro deri në 7,000 euro, varësisht nga programi dhe niveli i studimeve.

Skemat e bursave përfshijnë:Bursa elitare: 1,000 euro për studentët e universiteteve publike në nivelin baçelor dhe master, si dhe për studentët me aftësi të kufizuara.

Bursa për vajzat në STEM: 1,000 euro për studentet në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës.

Bursa për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian: 1,000 euro për studentët nga këto komunitete.

Bursa për studime baçelor jashtë vendit: deri në 5,000 euro.Bursa për studime master jashtë vendit: deri në 7,000 euro.

MASh u ka bërë thirrje të gjithë kandidatëve që i plotësojnë kriteret të shqyrtojnë kushtet e aplikimit dhe të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara, përmes platformës e-Kosova.

Dokumentet dhe kriteret për secilën skemë mund t’i gjeni në lidhjet zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës:

1. Bursa elitare:https://mash.rks-gov.net/alldocuments/konkurs-per-ndarje-te-bursave-elitare-per-studentet-e-universiteteve-publike-ne-programet-bacelor-dhe-master-dhe-studenteve-me-aftesi-te-kufizuar-ne-vitin-akademik-2026-2027/

2. Bursa për studentët e nivelit baçelor jashtë vendit:https://mash.rks-gov.net/alldocuments/k-o-n-k-u-r-s-per-ndarjen-e-bursave-per-studentet-e-nivelit-bachelor-jashte-vendit-2/

3. Bursa për studentët e nivelit master jashtë vendit:https://mash.rks-gov.net/alldocuments/k-o-n-k-u-r-s-per-ndarjen-e-bursave-per-studentet-e-nivelit-master-jashte-vendit/

4. Bursa për vajzat në fushat STEM:https://mash.rks-gov.net/alldocuments/konkurs-per-ndarjen-e-bursave-per-studentet-ne-fushat-e-shkences-teknologjise-inxhinierise-dhe-matematikes-apo-stem-te-arsimit-te-larte-ne-kosove-2/

5. Mbështetja për studentët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian:https://mash.rks-gov.net/alldocuments/konkurs-per-mbeshtetje-financiare-per-studentet-e-komuniteteve-rom-ashkali-dhe-egjiptian-3/

Përmes këtyre skemave, Ministria synon të mbështesë studentët, të krijojë më shumë mundësi për arsimim dhe të kontribuojë në zhvillimin e kuadrove të reja.