Ish-ministrja e financave për 2.1 milionëshin e vjedhur: Nuk e di pse nuk po kthehen ato mjete në Thesar

05.05.2021

Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, ish-ministrja e financave, Hykmete Bajrami ka thënë se nuk e di arsyen se përse nuk po kthehen 2.1 milionët e vjedhura në Thesarin e Shtetit, derisa dihet se ato janë shpërndarë nëpër subjekte ekonomike dhe individë. Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, deputeti […]

Ish-ministrja e financave për 2.1 milionëshin e vjedhur: Nuk e di pse nuk po kthehen ato mjete në Thesar Foto: Ilustrim

Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, ish-ministrja e financave, Hykmete Bajrami ka thënë se nuk e di arsyen se përse nuk po kthehen 2.1 milionët e vjedhura në Thesarin e Shtetit, derisa dihet se ato janë shpërndarë nëpër subjekte ekonomike dhe individë.

Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, deputeti Eman Rrahmani e ka pyetur ish-ministren e financave, Hykmete Bajramin se a është ndërmarrë diçka lidhur me 2.1 milionëshin dhe si është situata.

Bajrami në përgjigjjen e saj ndër tjerash ka thënë se nuk e di arsyen se përse mjetet në shumën prej 2.1 milionë euro nuk po kthehen në Thesarin e Shtetit.

”Prokuroria i ka pasur informacionet qysh në ditën e parë. Edhe mua më intereson të di pse mjetet nuk po kthehen kur dihet se ato mjete kanë shkuar nëpër subjekte ekonomike dhe individë prej një vepre kriminale. Është dashur që mjetet të kthehen ndërkohë gjykimi të merr edhe kohën e duhur”, tha ndër tjerash Bajrami.

Rikujtojmë se në tetor të vitit të kaluar nga Thesari i Kosovës janë vjedhur mbi 2.1 milionë euro.