Heqja e orës policore dhe maskave, këto janë disa nga kërkesat e komunave për ndryshimin e masave anti-COVID

22.10.2021

Tash e sa kohë një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve dhe sektori i gastronomisë po kërkojna lirimin e masave anti-COVID, por deri tani nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Ministri i Administrit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi së bashku me u.d ministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha kanë ftuar kryetarët e komunave në takim. […]

Heqja e orës policore dhe maskave, këto janë disa nga kërkesat e komunave për ndryshimin e masave anti-COVID

Tash e sa kohë një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve dhe sektori i gastronomisë po kërkojna lirimin e masave anti-COVID, por deri tani nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Ministri i Administrit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi së bashku me u.d ministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha kanë ftuar kryetarët e komunave në takim.

Takimi pritet të mbahet sot ku do të diskutohet për masat e reja dhe situata aktuale me pandeminë në Kosovë.

Ndër të tjera pritet të shqyrtohet edhe heqja e orës policore dhe kërkesat e gastronomëve për lejimin e punës edhe pas orës 21:30.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi.

“Nuk ka kuptim që ora policore të jetë në fuqi nga ora 22:00, derisa lokalet e gastronomisë punojnë deri në orën 21:30”, tha Ibrahimi.

Tutje, Ibrahimi për GazetaBlic ka deklaruar se do të kërkojnë nga qeveria heqjen e orës policore, dhe heqjen e maskave për personat e imunizuar që lëvizin në ambiente të jashtëm.

“Po, sot do të kemi takimi në ora 14:00 me qeverinë, do të kërkojnë ndryshimin e kufizimeve, heqjen e orës policore, bartja e maskës të mos vlej për personat e imunizuar që lëvizin në ambient të jashtëm, pasi po shihet rënja e rasteve dhe më është absurd të vazhdohet me këto kufizime”, ka thënë Ibrahimi.

Etiketat

Ofertat e fundit