Haradinaj: Dita e Veteranit do të jetë festë zyrtare në Kosovë

29.12.2024

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur kënaqësinë për takimin me veteranët e UÇK-së, duke e cilësuar atë si një moment historik.

“Me krenari të veçantë, sot bashkë me bashkëluftëtarët nga të gjitha trojet shqiptare, përfshirë vëllain tonë Ali Ahmeti, ndamë momentet e lavdishme të luftës sonë të drejtë për liri. Ky takim dëshmon unitetin dhe forcën e pathyeshme të luftëtarëve të lirisë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Haradinaj ka theksuar se dita e Veteranit do të jetë një festë zyrtare në Kosovë, një hap që sipas tij, institucionalizon respektin ndaj atyre që flijuan gjithçka për lirinë.

“Përkushtimi ynë për trefishimin e pensioneve të veteranëve, invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve është shprehje e përgjegjësisë sonë institucionale dhe morale”, ka shtuar ai.

Lidershipi i AAK-së, sipas Haradinajt, është i vendosur që Kosova e lirë dhe e pavarur të vazhdojë të ndërtojë të ardhmen duke u mbështetur në vlerat e luftës çlirimtare.

“Ky është obligim i shenjtë dhe i pakompromis për ne, ka shkruar kreu i AAK-së.