Gjendja në vendkalimet kufitare, kolona më së shumti te Dheu i Bardhë

24.07.2023 Lajme
Në dy vendkalimet kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë po vazhdon të ketë kolona edhe gjatë ditës së sotme.
Të dhënat e fundit të publikuara në ora 13:07 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet e ditur se kolonat te Dheu i Bardhë arrijnë deri 1200 metra, pritja e qytetarëve në këtë pikë është deri në dy orë.
Në pikën tjetër kufitare, Muçibabë, kolonat arrijnë deri 400 metra, qytetarët po presin deri 40 minuta.
Në vendkalimet tjera kufitare nuk raportohet për kolona, ndërsa dalja dhe hyrja në territorin e Kosovës mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.
FLUKSI NË PIKAT E KALIMIT KUFITAR
Pikat e Kalimit Kufitar | Hyrje (min) | Dalje (min) | Kolona (metra) Hyrje | Kolona (metra) Dalje |
Qafë e Prushit | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Qafë e Morinës | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Kullë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Bërnjak | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Glloboqicë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Stançiq | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Vërmicë | 05-10 | 03-05 | 50 | 00 |
Hani i Elezit | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Jarinje | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Mutivodë | 10-15 | 03-05 | 00 | 00 |
Muçibabë | 40 | 03-05 | 400 | 00 |
Dheu i Bardhë | 120 | 03-05 | 1200 | 00 |
Merdarë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |