Gjendja në kufi: Hani i Elezit dhe Vërmica me pritje deri në 15 minuta, pikat tjera pa vonesa
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar gjendjen në pikat kufitare, ku shumica e tyre vazhdojnë të funksionojnë pa pritje të gjata.
Foto: Ilustrim
Sipas të dhënave të fundit, pritjet për hyrje të automjeteve në pikat kufitare Hani i Elezit dhe Vërmica janë nga 10 deri në 15 minuta, ndërsa për dalje pritjet janë vetëm 3 deri në 5 minuta.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare, si Merdarë, Jarinjë, Dheu i Bardhë, Qafë e Morinës, Kullë, Muçibabë, Mutivodë, Qafë e Prushit, Stançiq, Glloboçicë dhe Bërnjak, pritjet për hyrje dhe dalje janë 3 deri në 5 minuta, pa kolona të automjeteve apo kamionëve.
Autoritetet presin shtim të fluksit në ditët në vijim për shkak të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve në Kosovë.
