Durmishi jep lajmin e shumëpritur, nënshkruhet kontrata për ndërtimin e rrugës Mushtisht – Shtërpc

26.12.2024

Banorët e Mushtishtit dhe fshatrave përreth kanë arsye të mësojnë lajme të mira.

Sot, në një ceremoni zyrtare, është nënshkruar kontrata për ndërtimin e rrugës rajonale R118, një projekt që pritet të transformojë këtë zonë.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, vetë banor i fshatit Mushtisht, ka shprehur entuziazmin e tij për këtë projekt. “Kjo rrugë hap një perspektivë të re në zhvillimin e komplet zonës e sidomos në zhvillimin e turizmit. Bukuritë e rralla natyrore të bjeshkëve tona tani do të jenë më lehtë të çasme për qytetarët e mbarë Kosovës por edhe të turistëve të huaj”, ka deklaruar Durmishi.

Sipas zyrtarëve, të gjitha procedurat e nevojshme, përfshirë shpronësimet, janë finalizuar me sukses, duke siguruar kështu se projekti do të realizohet pa pengesa.

Me nisjen e këtij projekti, banorët e Mushtishtit dhe zonës përreth kanë arsye të shpresojnë në një të ardhme më të mirë dhe më të zhvilluar.