Suhareka Online njoftohet për pretendime mbi pasaktësi të votave të partive serbe në Mushtisht

07.06.2026

Redaksia e Suhareka Online është njoftuar nga qytetarë dhe persona të përfshirë në procesin zgjedhor se në vendvotimin nr. 3 në Mushtisht dyshohet për pasaktësi në rezultatet e publikuara për partitë serbe.

Sipas informacionit të dërguar në adresën e redaksisë, votat e paraqitura në rezultatet preliminare nuk përputhen me të dhënat që pretendohet se janë evidentuar në këtë vendvotim.

Për këtë arsye, është kërkuar që institucionet përgjegjëse të verifikojnë të dhënat dhe të sqarojnë situatën.Suhareka Online do të përcjellë çdo informacion zyrtar që mund të publikohet nga autoritetet zgjedhore lidhur me këtë çështje.