Aksioni për shkyçjen e konsumatorëve me borxhe vazhdon në Mushtisht

20.08.2026

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin për shkyçjen e konsumatorëve që nuk kanë përmbushur obligimet për pagesën e faturave të ujit.

Aksioni për shkyçjen e konsumatorëve me borxhe vazhdon në Mushtisht Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së sotme, ekipet e Inspektoratit, të asistuara nga Policia e Kosovës, kanë zhvilluar aksion në Njësinë e Suharekës, konkretisht në fshatin Mushtisht.

Sipas kompanisë, aksioni synon rritjen e përgjegjësisë së konsumatorëve dhe respektimin e obligimeve për pagesën e shërbimeve të ujësjellësit.

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se aksionet për shkyçje do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në të gjitha njësitë e kompanisë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More