Kanalizimi derdhet në lumin e Zi në Mushtisht, banorët kërkojnë ndërhyrje

06.09.2026

Banorët e lagjes së Epërme, në rrugën “Bafti Shala” në fshatin Mushtisht, kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e kanalizimit në këtë zonë.

Kanalizimi derdhet në lumin e Zi në Mushtisht, banorët kërkojnë ndërhyrje Foto: Ilustrim

Sipas banorëve, kjo pjesë e fshatit nuk është e kyçur në rrjetin e kanalizimit të fshatit, ndërsa ujërat e zeza përfundojnë në lumin e Zi.

Banorët thonë se situata është e papastër dhe paraqet shqetësim për mjedisin dhe banorët e zonës. Ata kërkojnë nga institucionet komunale që të ndërhyjnë dhe të gjendet një zgjidhje për kyçjen e kësaj lagjeje në sistemin e kanalizimit.

Banorët apelojnë që problemi të trajtohet sa më shpejt, në mënyrë që të shmanget ndotja e mëtejshme e lumit dhe rreziku për shëndetin publik.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More