Dështon për herë të 53-të konstituimi i Kuvendit, vazhon sonte në ora 22:00

26.07.2025

Për herë të 53-të sot ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish sot nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.

Seanca e rradhës vazhdon sonte në ora 22:00.