Konstituohet Kuvendi i Kosovës, mbetet e paplotësuar pozita e nënkryetarit nga PDK-ja
Kuvendi i Republikës së Kosovës është konstituuar sot, duke i hapur rrugë procesit të formimit të Qeverisë së re.
Foto: Ilustrim
Pas konstituimit, është bërë e ditur se nënkryetarët e Kuvendit janë zgjedhur, ndërsa pozita e nënkryetarit që i takon PDK-së mbetet ende e paplotësuar.
Sipas njoftimit, për tri herë radhazi përfaqësuesit e PDK-së nuk kanë qenë të pranishëm në seancën konstituive dhe, për rrjedhojë, nuk kanë ushtruar të drejtën për të propozuar kandidatin e tyre.
Kjo pozitë, siç është theksuar, i takon PDK-së dhe mbetet e rezervuar për të. Sapo kjo parti të propozojë kandidatin, Kuvendi do të votojë për të.
“Institucionet duhet të funksionojnë. Kosova ka nevojë për përgjegjësi, vendimmarrje dhe punë”, thuhet në njoftim, duke u bërë thirrje për vazhdimin e procesit të funksionalizimit të plotë të institucioneve pa vonesa të panevojshme.
