1.
Aleanca përfundimisht vendos të mos marrë pjesë në konstituimin e Kuvendit
08.09.2026
Aleanca ka vendosur përfundimisht të mos marrë pjesë në seancën e nesërme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Vendimi është marrë pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, e cila udhëhiqet nga Ardian Gjini.
Pas përfundimit të mbledhjes, Gjini konfirmoi se Aleanca nuk do të jetë pjesë e seancës së thirrur për konstituimin e legjislativit.
“Jemi dakordu mos me marrë pjesë në seancën e nesërme”, deklaroi Gjini.
Seanca për konstituimin e Kuvendit pritet të mbahet nesër, ndërsa vendimi i Aleancës vjen në kuadër të zhvillimeve politike dhe përpjekjeve për formimin e institucioneve të reja.
